Kanosje, dhunë dhe plagosje me thikë, policia arreston 2 persona në Tiranë

11/11/2021 13:50

Policia e Tiranës ka vënë nën pranga 2 persona, të cilët akuzohen se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin e shtetasit A. Ç., 25 vjeç, dhe shtetasit M. L., 53 vjeç, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, Janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, në ngarkim të shtetasit të mitur O. Xh., pasi ka goditur me mjet prerës thikë bashkëmoshatarin e tij. Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, janë referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit E. H., 33 vjeç, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, pasi ka kanosur me sende të forta drejtoreshën e një institucioni shtetëror.

Top Channel