Premiera e “Emily in Paris”, aktorja Lily Collins mahnit me veshjen
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua mbi puthjet në buzë të vajzave të njohura të ekranit.
Thënë këtë, Xheni Karaj dhe Zhaklin Lekatari i konsideruan si puthje për show dhe aspak pasionante puthjet e shkëmbyera në buzë mes vajzave të “Përputhen” apo konkurrenteve të “Big Brother Vip”.
Më tej ishte vetë Zhaku ajo që pranoi se ka dhënë puthje në buzë me vajza kur e ka ndjerë, pasi sipas saj kjo është thjesht një shenjë që tregon dashuri.
“Kur ka qenë e nevojshme ose kur e kam ndjerë jam puthur… Nuk e kam numëruar sa herë jam puthur as me çunat e as me gocat, thjesht kur më ka ndodhur jam puthur. Nuk kam ndonjë moment të rëndësishëm që më vjen në mendje tani se ka qenë thjesht një puthje e nuk ka pasur ndonjë rëndësi që ta ruaj në zemrën apo mendjen time”, rrëfeu ajo.
Top Channel