41 të vrarë nga reshjet e rënda, pëmbytjet në Indi e Sri Lanka, thonë autoritetet (fotot)

11/11/2021 18:16

Shirat e rëndë në të gjithë jugun e Indisë dhe në Sri Lanka kanë vrarë të paktën 41 njerëz, thanë sot autoritetet, teksa meteorologët parashikojnë zbutje të reshjve në ditët në vijim, ne nje kohe kur komunitetet përpiqen të shpëtojnë ose te marrin veten nga përmbytjet.

Zyrtarët e motit në Indi thanë se parashikojnë reshje më të dobëta ose të moderuara në shumicën e zonave të rpekura, me disa përmbytje rrugësh në zonat më të ulëta.

Ndërsa ata në Sri Lanka-n fqinjë thanë se reshjet pritet të zbuten nga sot (e enjte) pasi presioni i ulët i sjellë nga moti i keq nis të largohet.

“Më e keqja ka kaluar, tani do të kemi vetëm shira sporadikë, jo më alarmues,” tha Pradeep John, një parashikues jo-profesionist por me audiencë të gjerë në zonën e Tamil Nadu në Indi.

Shirat kanë vrarë 25 njerëz në kombin ishull të Sri Lanka, shumica e të cilëve të mbytur, ndërsa pesë ui vrane nga rrëshkitjet e dheut, thanë zyrtarët vendas.

Gjashtëmbëdhjetë njerëz u vranë në krahinën Tamil Nadu, teksa zyrtarët thanë se kanë zhvendosur shumë njerëz larg zonave të ulëta për siguri.

Stuhirat e nisura nga verilindja e Indisë vijojnë nga tetori deri në dhjetor dhe shpesherë jugu i vendit është më i dëmtuari. /Reuters

FOTO GALERI
5/5

Top Channel