Aktori Paul Rudd është zgjedhur si mashkulli më seksi në botë nga revista ‘People’.

52-vjeçari, me një sens të paparë humori, mezi e mbajti veten kur mësoi lajmin, teksa filloi të qante dhe mori një buqetë me lule. ‘People’ e quan aktorin të sjellshëm, të dashur, punëtor dhe mbi të gjitha seksi.

Paul tha se e vetmja që besonte që ai do e fitonte ishte gruaja e tij. Paul tha se e konsideron veten një burrë familjar mbi të gjitha.

Rudd luajti të dashurin të Phoebe, në komedinë televizive “Friends” dhe më vonë mori role më të mëdha në komeditë si “Knocked Up” përpara se të luante Ant-Man në filmin me superhero të Marvel, pasuar nga një vazhdim dhe paraqitje si personazhi në ” Captain America: Civil War” dhe “Avengers: Endgame”. Rudd, i cili ka dy fëmijë, do të shfaqet më pas në “Ghostbusters: Afterlife” dhe në serialin televiziv “The Shrink Next Door”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA