Veliaj takon kongresmenët amerikanë: I lumtur që u erdhëm në ndihmë miqve tanë afganë që në ditët e para

09/11/2021 10:12

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj zhvilloi një takim të veçantë me anëtarët e delegacionit të lartë të Kongresit amerikan.

Përmes një postimi në Twitter, Veliaj shkruan se është i lumtur që administrata e qytetit ishte në ndihmë të miqve afganë që në ditët e para të mbërritjes së tyre në Tiranë.

“Kënaqësi të takoja përfaqësuesit e delegacionit të Kongresit Amerikan, Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake LaTurner, që vizituan dje Bashkinë e Tiranës. I lumtur që administrata e qytetit tonë u erdhi në ndihmë miqve tanë afganë, që në ditët e para të mbërritjes së tyre në Tiranë. Është më e pakta që mund bënim, dikur ne ishim si ata”, shkruan Veliaj.

Delegacioni i lartë shoqërohej në këtë takim nga zv. Ambasadori amerikan, Demian Smith.

Top Channel