Të gjithë duan të kenë buzë të plota dhe tërheqëse, por jo çdokush i ka.

Për vajzat që kanë buzë jo të plota ekzistojnë truqe, operacione estetike apo aplikime mbushësish.

 “Ne kemi pasur një rritje prej 30 për qind të kërkesave për mbushës buzësh”, tha muajin e kaluar Dr Tijion Esho, themelues i klinikës The Esho. “Në fakt, kurrë nuk kanë qenë më e kërkuar”, shtoi ai.

Megjithatë, për ata që nuk mund të përballojnë trajtimin ose që preferojnë të shmangin gjilpërat, ka mënyra të zgjuara që mund ta bëni atë të funksionojë përmes fuqisë së grimit.

@carsynnloveehave you tried this yet? ✨ @makeupbymario ##makeupbymario ##liplift ##celebsecrets ##makeuphacks ##lipliftbymario ##fyp ##kkwbeauty ##lipliner

♬ More Than A Woman – SG’s Paradise Edit – Bee Gees & SG Lewis

Një hile e re super e zgjuar po bën xhiron në TikTok dhe është përshëndetur nga një prej artistëve më të famshëm të grimit.

Mario Dedivanovic – shqiptari i cili kujdeset për grimin e Kim Kardashian dhe emri që qëndron pas emrit Makeup By Mario, ndau së fundmi këshillat e tij për të rikrijuar një pamje të mahnitshme buzësh.

Truku në thelb kërkon që ju të vizatoni vetëm harkun në buzën e sipërme, në hapësirën midis hundës dhe buzës së sipërme. Më pas, ju duhet ta futni lapsin pak “në” anët e buzëve tuaja, përpara se të lyeni buzën e poshtme vetëm në qendër, dhe jo në anë. Kjo në thelb i bën buzët të duken më të zbehta dhe më të mëdha në mes në përgjithësi, si dhe duke theksuar buzën e sipërme, gjë që mund të arrijë një ‘ngitje’ buzësh.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA