Ndonëse të paftuara, Tesa (Ketjona Pecnikaj) dhe Sara (Altea Lazaj) janë zyrtarisht kryefjala e festës në vilën e bashkëmoshatarëve të tyre milionerë.
Misioni i radhës për këta të fundit, përveç Bojkenit (Brarend Akçiu) është të zbulojnë qëllimin e vërtetë të vajzave. Siç mund ta shihni nga videoja përmbledhëse, në serinë e radhës festa është vetëm maja e ajsbergut pasi shumë gjëra të papritura ndodhin gjatë dhe pas saj.
Kristela (Olta Beqiri) ndihet e kërcënuar nga prania e Sarës (Altea Lazaj) pasi i dashuri i saj prej shumë vitesh, Bojken tregon interes për vajzën e panjohur. Një kërcim mes tyre, e çon çiftin drejt sherrit të radhës, i cili mund të ndryshojë rrjedhën e historisë.
Nga ana tjetër, Franci (Todi Kasemi) i vendosur për të mësuar çfarë fshihet pas Robertës a.k.a Tesa (Ketjona Pecnikaj), përdor çdo formë për t’ja arritur qëllimit, por ndërkohë që ai është i fokusuar pas misionit, Xhesika (Megli Haskaj) me të cilën është prej vitesh i lidhur, e tradhton me fiksimin e saj, Endin.
Videoja përmbledhëse mbyllet me duar të përgjakura në mes të një pyll pak metra jashtë vilës së ndriçuar nga dritat dhe tingujt e muzikës së lartë.
Çfarë ndodhi? Çfarë kërkon secili prej tyre në atë vilë? Të kujt janë duart e gjakosura dhe pse një festë përfundoi kështu? Do të donim shumë t’jua tregonim misterin e madh, por duke pritur, e shijoni më shumë!
View this post on Instagram
Top Channel