Ngacmoi dy nxënëse të mitura/ Gjykata jep masën e sigurisë për drejtorin ngacmues, flasin familjarët: I është ngritur kurth!

09/11/2021 13:08

Gjykata e Pogradecit ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ me afat 40 ditë për drejtorin Adriatik Haxhillari.

Sipas avokatit të tij, i pandehuri nuk i pranon akuzat. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura për shkak të çështjes në gjykim, ndërsa familjarët e të akuzuarit kanë pritur në ambientet e jashtme të gjykatës.

Jashtë kamerave familjarët e Haxhillarit mohojnë akuzat e ngritura ndaj drejtorit të shkollës së Stropckës, duke thënë se atij i është ngritur kurth për shkak të postit. 59 vjeçari Adriatik Haxhillari akuzohet për veprën penale të “ngacmimit seksual” ndaj dy 14 vjeçareve.

Ai u arrestua ditën e shtunë nga policia, ndërsa gjykata e la në burg për 40 ditë.

Top Channel