Lukashenko thotë se ‘nuk stepet’ për emigrantët: Polonia të mos nxjerrë tanke (fotot)

09/11/2021 19:43

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko tha sot se nuk dëshiron një konfrontim të armatosur por “nuk do të stepet” në përballjen për emigrantët në kufi me Poloninë.

“Ne nuk po kërkojnë konfrontim. Unë nuk jam njeri i çmendur, e kuptoj shumë mirë se ku mund të çojë kjo. Ne kuptojmë dhe e njohim vendin tonë, por nuk tërhiqemi”, tha Lukashenko në intervistën me rrjetin shtetëror vendas Belta.

Ndërkohë mijëra emigrantë të dëshpëruar janë grumbulluar në temperatura të ftohta në kufirin e BE mes Bjellorusisë e Polonisë.

Varshava dhe BE akuzon se regjimi i Minskut kërkon me anë të emigrantëve të kërcënojë sigurinë evropiane.

Në situatën e tensionuar në kufi janë dislokuar trupa ushtarake nga të dyja vendet.

3,000 deri në 4,000 emigrantë janë aktualisht në një kamp të improvizuar pranë fshatit polak të Kuznica.

“Ne nuk kërkojmë konfrontim por nuk tërhiqemi. Të luftosh sot ndaj emigrantëve me tanke Leopard, pët të ardhurkeq”, tha Lukashenko duke iu referuar tankeve të përdorur nga ushtria e Polonisë.

“Edhe ne jemi njerëz ushtarakë, por nuk mund të luftojmë duke nxjerë tanke me ata njerëz të pafat të grumbulluar në kufi.”

“Kjo sepse ne e dimë se, Zoti mos e dhëntë dhe bëjmë ndonjë gabim, kjo do të përfshinte menjëherë Rusinë, dhe ata janë një fuqi madhore bërthamore. Këtu nuk ka vend për heroizma. Ne e njohim pozitën tonë, por as nuk do të stepemi”, tha lideri autoritar bjellorus.

FOTO GALERI
4/5
Varshava dhe BE akuzon se regjimi i Minskut kërkon me anë të emigrantëve të kërcënojë sigurinë evropiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA