Foto ilustruese

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës për vepra të ndryshme penale.

Një 41-vjeçar i identifikuar me inicialet E.M., banues në Himarë, është arrestuar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

41-vjeçari me detyrë topograf dyshohet se ka falsifikuar formularin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi, të cilin e ka përdorur për regjistrimin e një pasurie në fshatin Dhërmi dhe më pas e ka shitur tek persona të tjerë.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi N. P., 46 vjeç, banues në Finiq, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel