
22/02 16:36
Këngëtari Ed Sheeran është gati të ndezë sërish skenën, pasi u shërua nga koronavirusi.
Ai u tregoi fansave se shfaqja në “Saturday Night Live” do të zhvillohet dhe ata mund ta ndjekin teksa performon hitet e tij.
Ed Sheeran konfirmoi se kishte rezultuar pozitiv me Covid19, përmes një postimi në rrjetet sociale në 24 tetor.
“Hej djema, shënim i shpejtë për t’ju thënë se fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv për Covid 19, kështu që tani jam duke u izoluar dhe duke ndjekur udhëzimet e shëndetësisë. Kjo do të thotë që tani nuk jam në gjendje të bëj përpara me ndonjë angazhim personal, kështu që do të bëj sa më shumë intervista/performancat e mia të planifikuara nga shtëpia”, shkroi ai atëherë.
Top Channel