Këngëtari Robert Berisha ishte i ftuar në rubrikën “Vip Dado” në E diell, ku ka zbuluar momentin më të sikletshëm në jetën e tij.
Ai është kthyer pas në vitet e gjimnazit kur u rrëzua në mbrëmjen e maturës me 600 nxënës.
“Para se të fillojë mbrëmja e maturës me 600 maturantë, isha në një ndër lokalet në Prishtinë. E gjithë salla ishte si me qeramikë dhe duke luajtur me karrige u rrëzova mbrapa para 600 nxënësve. Ashtu kam qëndruar për rreth 2 minuta dhe vetëm kam qeshur. Ka qenë siklet për mua”, tregoi Roberti.
Përveç kësaj foli për vajzën duke thënë se është shumë i ndjeshëm ndaj saj dhe që prej ditës që ka lindur, ka ndryshuar mënyrën se si i jep makinës duke ulur shpejtësinë dhe duke treguar më shumë kujdes.
Para se të lindte Renee, Robert Berisha thotë se ndikimin më të madh të tij e kishte nëna e tij.
Top Channel