Parashikimi i motit/ Java nis me diell por me ulje temperaturash
08/11/2021 08:00
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 16°C, në zonat e ulëta nga 18°C në 24°C dhe në zonat bregdetare nga 20°C në 26°C.
Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 08°C në 19°C dhe në zonat e ulëta nga 10°C në 23°C.
Top Channel