Xavi Hernández çlirohet zyrtarisht nga kontrata që kishte me Al Sadd.

Klubi nga Katari ka njoftuar në rrjetet sociale se Barcelona do të paguajë klauzolën e largimit te trajnerit 41-vjeçar dhe se është firmosur edhe një marrëveshje bashkëpunimi mes palëve në të ardhmen.

Shefi ekzekutiv i Al Sadd, Turki Al Ali, theksoi marrëdhënien e shkëlqyer që klubi ka me Xavin, të cilit i uron fat në të ardhmen.

Hapi i radhës do të jetë njoftimi zyrtar i Barcelonës për emërimin e Xavit trajner.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA