Vëllai i Meghan Markle “trondit” me deklaratat: Radhën tani e ka Harry

06/11/2021 03:46

Prej pak kohësh, vëllai i Meghan Markle është bërë pjesë e reality show-t në Australi, “Big Brother VIP”. E pjesë e bisedave brenda në shtëpi është bërë edhe Dukesha.

Thomas Markle Jr ka zbuluar se e motra u largua prej tij e ndikuar nga fama që fitoi si aktore. Sipas tij, Meghan iku në Kanada dhe nuk e di se iu rrit mendja aq shumë. Ai ka shtuar se më herët, ata e donin shumë njëri-tjetrin.

“U nda nga ish-bashkëshorti sapo përfitoi gjithçka. Por jo vetëm kaq! Thomas i ka habitur të gjithë me deklaratat që ka bërë. Ai është treguar i bindur se Princ Harry është viktima e saj e radhës.

“Ajo ishte e martuar dhe ai që kishte e adhuronte, por u nda sapo përfitoi gjithçka deshi. Radhën tani e ka Harry dhe kjo mund të vërtetohet lehtë. Nuk e keni vënë re që princi nuk ka më asnjë foto duke qeshur qëkur është larguar nga familja e tij”, u shpreh Thomas, i cili gjithashtu është i bindur se çifti do të ndahet një ditë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA