Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, nafta dhe benzina do të shiten më shtrenjtë Në rast të përkeqësimit të situatës së pandemisë në dimër, për të hyrë në lokale për të pirë kafe duhet të jesh i vaksinuar. Ky është propozimi i qeverisë bazuar edhe nga vendimet e shteteve të tjera të botës.
Por si e kanë pritur këtë ide sipërmarrësit? Teksa edhe vetë kryeministri theksoi ditën e sotme ftesën për të pavaksinuar që të kryejnë një orë e më parë vaksinën për të mbrojtur veten si dhe për të pasur akses në mjediset publike…
Elton: Në fakt gjithë bota e ka kështu. Por Shqipëria e ka ekonominë më të dobët. Puna në lokal e sigurt që do bjerë si dhe mund të futemi në konflikt me njerëzit. Por nëse e bëjnë të paktën të heqin oraret kufizuese të rrijnë njerëzit e vaksinuar sa të duan në lokal.
Nga ana tjetër edhe shqiptarët, klientët e bar restoranteve janë të ndarë, disa mbështesin vaksinimin e të tjerë vazhdojnë të besojnë se vaksinat nuk janë efektive.
“Unë jam dakord me vaksinimin e detyruar. Shkenca ka ecur para, lëre ç’thonë njerëzit. Pse të më infektojë në kafe mua ai tjetri i pavaksinuar? “
“Unë nuk e kam bërë dhe nuk do e bëj, do e marr kafen aty te rruga do e pi. Çështë kjo, kot!!”
Top Channel