Të ardhurat rriten 42 milionë euro/ Synimi i qeverisë përmes korrigjimeve në sistemin e taksave

06/11/2021 19:42

Ndryshimet e paketës fiskale që vijnë si një modifikim i disa taksave e tatimeve më shumë si mbështetje për biznesin e qytetarët, shihen si një mënyrë për të rritur të ardhurat buxhetore.

I këtij mendimi është eksperti Eduart Gjokutaj, i cili teksa vlerëson lehtësimin e tatimit mbi pagat, shton se ndërhyrjet e tjera të Financave rëndojnë më tej konsumatorët dhe nuk adresojnë problemet e sektorëve të ekonomisë.

Gjokutaj: Edhe këtë vit politikat fiskale mëshojnë mbi konsumin, pra do jetë ajo që do mbartet mbi çmime. Kjo paketë fiskale më së shumti për të forcuar sado pak buxhetin duke marrë në konsideratë edhe uljen sa i takon tatimit mbit të ardhura. Pra një përfitim që do merret nga kjo del si një përfitim për buxhetin.

Sipas ekspertetit Gjokutaj, çdo politikë fiskale që zbatohet në vend nuk mund të jetë plotësisht efektive në kushtet kur qeveria ka shifra sa është informaliteti në ekonomi dhe nuk arrin ta ndalojë evazionin të përhapet.

Gjokutaj: Nëse nuk bëhet një luftë ndaj evazionit me baza dhe të shoqërohet me luftën ndaj korrupsionit që çdo vit strukturoret dhe nuk është larguar, natyrshëm biznesi e mbart edhe këtë në çmime. Në momentin që ndryshimet e taksave vazhdojnë pa u konsultuar me ekspertë, biznesin dhe rekomandimet e FMN-së nxirren nga konteksti për qëllime të caktuara të gjitha këto natyrshëm mbarten nga biznesi dhe biznesi do ti mbartë në çmime.

Përmes korrigjimeve të paketë fiskale, qeveria prêt të rrisë të ardhurat në buxhet me 5.2 miliardë lekë, apo rreth 42 milionë euro çdo vit. Veç tyre, ecurisë së ekonomisë dhe miradministrimin fiskal Financat kanë përcaktuar edhe goditjen ndaj  informalitetit si një ndër faktorët që do sjellë më shumë të ardhura në buxhet, por pa detajuar asnjë instrument se si do ta luftojë atë.

Top Channel