Këtë të shtunë në emisonin “Më Thuaj Një Dëshirë”, me Fjoralba Ponarin është bashkuar edhe moderatorja Bora Zemani për të realizuar dëshirën e një fansit të saj të spektrit autik, i cili e adhuron dhe dëshiron që një ditë të bëhet gazetar.
Gjatë rrugës për në Fushë Krujë, Bora dhe Fjoralba kanë bërë një bisedë të gjatë. Sigurisht që kanë folur edhe për faktin që Bora tashmë është në qendër të vëmendjes.
“Unë nuk jam tip që e dua vëmendjen. Nuk më pëlqen sepse vihem shumë në siklet. Sidomos kur të ndalojnë gjatë gjithë kohës, ti mund të jesh edhe duke ngrënë, ata të kërkojnë foto. Apo kur të thërrasin nga mbrapa Bora Zemani, Bora Zemani më duket vetja si në film horror”- ka thënë moderatorja duke qeshur.
Për më tepër ndiqni episodin e plotë:
Top Channel