Plagosje me armë zjarri në Tiranë, kapet një prej autorëve. Bllokohet edhe “Benzi” që përdorën për t’ia mbathur

06/11/2021 19:46

Të shtëna me armë u dëgjuan sot në afërsi të një bar-kafeje tek “Shallvaret” rreth orës 19:00.

Nga një konflikt i çastit, u plagos një 32-vjeçar i identifikuar me inicialet I.Sh, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Një prej autorëve të dyshuar, i identifikuar si K.M., 38 vjeç, është shoqëruar për në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Forcat blu kanë bllokuar edhe automjetin tip “Benz”, i cili u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit tjetër të ngjarjes i cili ka mundur të zbresë nga automjeti dhe të largohet në brendësi të pallateve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Top Channel