Në një konferencë për media para ndeshjes me Burnleyn, trajneri Thomas Tuchel ka treguar të rejat brenda skuadrës, ku e konfirmoi se listës së lënduarve i është shtuar edhe mbrojtësi Marcos Alonso.

Mbrojtësi spanjoll pësoi një goditje në fitoren kundër skuadrës së Malmos në Ligën e Kampionëve, dhe që atëherë ende nuk është rikuperuar. Alonso ishte prezent sot në stërvitje para ndeshjes me Burnleyn, por trajneri Tuchel e konfirmoi që ai ende nuk është rikuperuar.

Po ashtu, Tuchel e konfirmoi që sulmuesit Romelu Lukaku e Timo Werner dhe mesfushori Mateo Kovacic kanë munguar sot në stërvitje për shkak se ende janë në rehabilitim prej lëndimeve përkatëse.

“Nuk ka lajme të reja për ndeshjen e së nesërmes rreth Romelu dhe Timo. Të dy nuk janë të gatshëm, po ashtu edhe Mateo nuk do të jetë i gatshëm”, tha Tuchel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA