Fotografi sjell miqësinë e pabesueshme mes ujkut dhe ariut të murrmë amerikan (fotot)

06/11/2021 21:44

Këto janë momentet kur një fotograf i botës së egër has një takim të rrallë miqësor mes një ariu të murrmë dhe një ujku në parkun kombëtar të Yellowstone në SHBA.

Seth Royal Kroft kishte dëgjuar se një ari i madh kishte vrarë një dre dhe ndoshta të tjera kafshë do të përfshihen në ngjarje.

Ai u zgjua në agim dhe me shpresën e zbulimit të aksionit në botën e egër.

Dhe në fakt në vendngjarje ishte një ari, të cilit po i afrohej një ujk gri që ndjente erën e gjahut.

Teksa dielli ngrihej në horizont Seth mund të bënte fotot e tij të mrekullueshme.

Megjithse ai ka kaluar shumë kohë duke vezhguar botën e egër, kjo ishte hera e parë që fotografonte nga kaq afër një ujk.

“Ishte shumë emocionuese. Kam hasur arinj më përpara kur qëndrojë në kamping, dhe në shumicën e situatave ata nuk i prishin punë njeriut”.

“Këtu në parkun Yellowstone i kam hasur më pak. Gjithsesi unë mbaj me vete sprajin kundër arinjve në rast të situatave të këqija”.

Seth është rritur në Montana, i rrethuar nga bota e egër, kështu që dhe rrugëtimi i tij në fotografi nisi në mënyrë natyrale.

“Unë bëja foto të çdo kafshe që shija dhe fotot e mia të hershme nga bota e egër ishin të këqija, por u përmirësuan me kalimin e eksperiencave”, thotë ai.

FOTO GALERI
1/5
Këto janë momentet kur një fotograf i botës së egër has një takim të rrallë miqësor mes një ariu të murrmë dhe një ujku

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA