Arjani ka shpërthyer ndaj Alvisës pas Hyseni ka zbuluar se kanë qenë të lidhur kur ai ka hyrë në program. Hyseni tregoi se kanë qeshur në shtëpinë e tij kur shihte debatin me opinionistin.
Atë ditë, Alvisa dhe Arjani kanë pasur një debat të ashpër ndërsa në puntatën e sotme, Arjani e ma cilësuar si femër “të pacipë”. Ndër të tjera i thotë që e ka bërë të jetojë momentin më të keq në jetë kur të gjithë dolën nga studio nga fakti se i tha Alvisës “pipirickë.”
Arjani: Ata kanë qenë të lidhur dhe Alvisa me pafytyrësinë më të madhe më akuzonte për gënjeshtër. Kush kishte bërë plane moj e pacipë? Unë apo ti.
Alvisa: Vazhdo ofendo.
Arjani: Do vazhdoj se di të viktimizohesh. Më ke bërë të ndihem në jetën time në pozitën më të vështirë. Po ti nuk do t’ia dish. Dhe lot nuk ke. Dhe qarjen e ke të shtirur. Ti nuk qan se nuk ke lot, nuk ke ndjenja.
Top Channel