Armando Broja luajti vetëm 17 minuta përfshirë edhe shtesën ënë suksesin minimal 1-0 që mori Southampton ndaj Aston Villas, në sfidën që i dha start javës së 11-të të Premier League.
I kthyer nga dëmtimi sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk u preferua titullar nga trajneri austriak Hassenhuttl i cili e hodhi në fushë bomberin shqiptar vetëm në minutën e 81-të në vend të autorit të golit të vetëm Adam Amstrong.
Sfida u vendos nga një gol i ish-lojtarit të Blackburn pas vetëm 3 minutash lojë, me rezultatin që deri në fund nuk ndryshoi më. Me këtë fitore Southampton u ngjit në vendin e 12-të në kuotën e 14 pikëve, 10 prej të cilave i ka marrë vetëm në 4 javët e fundit, duke zhytur në një krizë të thellë Aston Villan që pësoi humbjen e 5-të rresht me trajnerin Dean Smith që mund t’i ketë të numëruara orët në stolin e Villans
Top Channel