Big Brother/ Adi Pojana kërkon të dijë kur ka bërë s*ks për herë të parë…! Moderatorja: E kanë mendjen tek lekët

05/11/2021 14:27

Moderatorja Gerta Gixhari, teksa komentoi në emisionin “Breaking” zhvillimet në Big Brother VIP, tha se e sheh të largët “një marrëdhënie seksuale” brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri

Sipas Gixharit, konkurrentët e kanë marrë lojën seriozisht dhe e kanë mendjen tek 100 milionë lekët.

“Muhabeti i seksit është shumë i largët. Po e marrin lojën me shumë seriozitet. Çdo hap i tyre është i qëllimshëm. Duket se janë futur në ngërç. Nuk janë ata artistët që prisnim. Duhet ta tregojnë dellin e tyre artistik edhe aty. Mendojnë atë 100 mijë euroshin, janë gati të vrasin dhe presin njëri-tjetrin. Shoh që Arjola nuk është e përfshirë në debate.”, tha moderatorja Gerta Gixhari.

Nga ana tjetër, ish-banori i Big Brother, Adi Pojana u shpreh se VIP-at duhet të flasin më shumë për vetën, shkruan Gazeta Shqip.

Ai ishte kurioz të dinte edhe se kur ka bërë seks për herë të parë njëri nga konkurrentët.

“Kjo është një lojë që luhet për atë 100 milionëshin. NUk kemi pse fshihemi pas gishtit. Nuk fitohen lehtë 100 milionë lekë duke bërë gallatë dhe fjetur gjumë. Banorët duhet të jenë më të sinqertë. Të thonë, kam patur kaq të dashur. Jam kurioz të di, kur ka bërë seks për herë të parë Beatrixi ”, tha Adi Pojana./Gazeta SHQIP

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA