Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç këtë të enjte deklaroi se sipërmarrësit kryesorë të tre shteteve që janë tashmë pjesë e nismës së Ballkanit të Hapur, janë mbështetësit kryesor të një nisme të tillë.
Vuçi tha se këto biznese kërkojnë nga ne që të jemi më aktiv për t’i shtyrë gjërat më përpara.
Ai tha se gjatë një takimi me ta, një sipërmarrës i kishte kërkuar se pikat kufitare duhet të lehtësoheshin akoma edhe më shumë.
Më tej, Vuçiç tha se janë trajtuar të gjitha çështjet, por sipas tij të gjithë janë pak të mërzitur, por më i mërzituri ndër ta është vetë ai për mos realizimin e atyre çështjeve që kanë rënë dakord. Presidenti i Serbisë theksoi ndër të tjera se gjithçka bëhet që njerëzit të jetojnë më mirë.
“Do të flas me terma konkretë të cilat i biseduam me bashkëbiseduesit e mi. Do të them diçka në lidhje me takimet që kemi zhvilluar dhe me çfarë do të arrijmë në periudhën që vjen. Patëm takim me biznesin dhe pamë që të gjithë përfaqësuesit e biznesit janë pro kësaj nisme dhe shikojnë benefite. Ne besojmë fort që Ballkani i Hapur do të bëjë ndryshime të mëdha. Kjo nismë u hap për njerëzit që jetojnë në çdo qytet dhe fshat tonin. Ne vendosëm sot për krijimin e Këshillit të Zbatimit të Marrëveshjeve. Ne jemi mirënjohës edhe aleatëve tanë për mbështetjen. Puna jonë në periudhën që pason është të shohim se ku kemi pasur gjëra që nuk kanë ndodhur në terren. Njerëzit tanë për një vit, 1 vit e gjysmë të mos kenë asnjë pengesë kufitare. Askush të mos ndalojë askënd në kufi. kjo do të forcojë ekonomitë tona. Askush nuk po ndërhyn në çështje politike, por thjesht që njerëzit tanë të jetojnë. Takimi ynë i radhës do të jetë pas Krishtlindjeve katolike në Shqipëri. Data do të përcaktojë. Do ta nënshkruajmë atje edhe memorandumin e lejeve të punës, njerëzit tanë do të punojnë lirisht“, tha Vuçiç.
Çfarë është “Ballkani i hapur”?
Nisma për bashkëpunimin rajonal “Ballkani i hapur”, e cila përfshin Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është marrë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në tetor të vitit 2019.
Nisma fillimisht është quajtur “Mini Schengen” dhe ajo parasheh lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis tre vendeve.
Në korrik të këtij viti, në Forumin për Bashkëpunim Ekonomik Rajonal në Shkup, nisma ka marrë emrin e ri: “Ballkani i hapur”.
Çfarë është arritur deri më tani?
Top Channel