25/11 14:33
Efi, konkurrentja e re në Për’puthen ka shprehur pëlqim për Bashkimin.
Sipas saj, edhe Bashkimi ka pëlqim fizik për të, por ndërhyri Alvisa duke i dhënë mendimin e saj. Më pas Bashkimi i bëri të qartë se ka pëlqim të madh për Alvisën dhe nuk dëshiron që ajo ta marrë për dobësi. Nuk mungoi edhe komenti i tij për Efin.
Alvisa: Nuk më shqetëson fare.
Bashkimi: Sigurinë që ja kam dhënë Alvisës e shohin të gjithë, thjesht nuk dua ta marrë për dobësi.
Alvisa: Atëherë ne të tjerët të tërhiqemi.
Bashkimi: Kjo ka sepse unë ia kam dhënë.
Alvisa: Nëse të zgjedh do jem thjesht një provë?
Bashkimi: Kuriozitet mund të kem, askush nuk është provë për mua. Pëlqim të madh e kam thënë 30 herë për të.
Top Channel