I mbaroi mandati, reagon Vjosa Osmani pasi i dorëzoi detyrën Albulena Haxhiut: Zgjodha integritetin, sepse Republika s’është instrument, është amanet Përfaqësues të partive politike, që përbëjnë shumicën parlamentare shprehën mbështetjen për qeverinë në takimin me kryeministrin Zoran Zaev. Ata konfirmuan se shumica parlamentare është e qëndrueshme dhe përgjegjëse ndaj së ardhmes së shtetit
Partnerët e koalicionit kanë kërkuar nga kryeministri Zaev të rishqyrtojë vendimin e tij për dorëheqje nga funksioni i kryeministrit si dhe nga pozita e kryetarit të partisë. Në takimin e partnerëve të koalicionit qeveritar u konstatua se zgjedhjet e reja nuk janë të nevojshme, dhe se ato vetëm sa do ta zhysnin vendin në krizë politike, ekonomike dhe do të frenonin procesin e integrimit europian. Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i BDI-së e cilësoi të nxituar dorëheqjen e shefit të ekzekutivit.
“Ne dhamë të gjithë njëzëri në takim përkrahje për shumicën parlamentare, për programin e Qeverisë dhe vazhdimin e politikave qeveritare, në veçanti në aspektin e integrimit europian, të reformave, aspektin e sigurisë dhe e siguruam kryeministrin Zaev, ne dhe partnerët e tjerë të koalicionit, se jemi njëzëri në mbështetje të politikave qeveritare”, deklaroi Grubi.
Në shumicën parlamentare mbetet edhe PSD e Tito Petovski. Ai tha se vendit nuk i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare, por një përbërje e re qeveritare nga partitë politike në pushtet. Edhe sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha vlerëson se në këtë situatë politike zgjedhjet e parakohshme mund të shkaktonin komplikime të mëtejshme në aspektin ekonomik, social, shëndetësor dhe të sigurisë.
Top Channel