Luani i detit mahnit detarët duke bërë banjo dielli në nëndetësen holandeze (fotot)

03/11/2021 15:24

Luan deti femër ka zgjedhur për të pushuar një nëndetëse holandeze të kategorisë ‘Walrus’që do të thotë pikërisht “luan deti”, duke zbavitur marinarët në një port të flotës vendase.

Kafsha arktike që është quajtur tashmë Freya, vjen regullisht prej javës së shkuar, për të fjetur mbi hekurin e nëndetëses Den Helder.

Ajo duket se kthehet çdo ditë pas ekspeditave të lodhshem të peshkimit duke kaluar ndoshta mes Holandës, Danimarkës e Gjermanisë.

Freya është në fakt e para e species së saj që pikaset në Holandë prej më shumë se 20 vjetësh pasi luanët e detit normalisht jetojnë shumë më në veri.

Zhvillimi vjen teksa një tjetër luan deti fitoi vëmendjen e amatorëve të botës së egër kësaj vere me udhëtimet e saj evropiane, duke përfshirë dhe ndalesa në Francë e Spanjë.

Ajo arriti me notimin e saj deri në ishullin e Siçilisë dhe më pas u pa përsëri në Islandë.

Jeroen Hoekendijk, studiuesi holandez i gjitarëve detarë, zbuloi Freya javën e kaluar dhe tha se duket në shëndet të mirë, metgjithë një plagë të vogël në krahët e saj.

Ajo shihet rregullisht tashmë duke fjetur ose duke bërë banjë në kuvertën e nëndetëses HNLMS Dolfijn.

Besohet se Freya është prej dy muajsh në ujërat holandeze dhe se ndoshta ka humbur duke kërkuar për ushqim.

Marina holandeze dha lajmin të shoqëruar me foto teksa komentonte: “Shikoni kush na surprizoi me një vizitë, Mirëseerdhe në bord marinar”.

Marina ka vijaur të mbajë të informuar ndjekësit me lajme mbi lëvizjet e Freyas.

Ajo besohet se ka notuar që prej Rrethit Arktik duke udhëtuar mes ujërave të Danimarkës e Gjermanisë për të mbëritur deri në Holandë.

FOTO GALERI
1/9
Luan deti femër ka zgjedhur për të pushuar një nëndetëse holandeze të kategorisë ‘Walrus’që do të thotë pikërisht “luan deti”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA