Grupi i eurodeputetëve denoncojnë në PE ‘natyrën diskriminuese’ të çertifikatës së vaksimit Covid (video-foto)

03/11/2021 18:37

Një grup eurodeputetësh kanë mbajtur dje një konferencë shtypi në parlamentin evropian ku kanë denoncuar “natyrën diskriminuese” të dokumentit dixhital të detyruar të vaksinimit, dhe frymën represive me të cilën e kërkojnë disa shtete të BE.

Eurodeputetët Francesca Donato, (Itali) Cristian Terhes (Rumani), Vilibor Sincic (Kroaci) e Christine Anderson (Gjermani) folën njëzëri duke thënë se “Green Pass” si ai i kërkuar kudo në Itali dhe disa vende të BE, shkel disa të drejta bazë të individit të përmendura në kushtetutën e Unionit.

Me ta bashkoheshin gjithashtu kroati Mislav Kolakusic (pa grup parlamentar), dhe holandezi Bert-Jan Ruisen, i Konservatorëve Evropianë të Reformuar, të cilët denonconin ashpërsinë e masave dhe mungesën e transparencës në aplikimin e tyre.

Më i ashpri ishte europarlamentari rumun Terhes, i cili përmendi natyrën arbitrare të masave dhe shfaqi në sallë kontratën e BE me prodhuesit farmaceutikë të vaksinave, në fletët ku shumica e shkrimit të kushteve dhe marrëveshjes ishin të mbuluara me të zezë.

Grupi ishin përgjithësisht politikanë të djathtë konservatorë, kryesisht jashtë grupeve parlametare të PE.

FOTO GALERI
1/3
Sincic, Donato, Anderson e Terhes ne konferencen kunder “green pass”

Top Channel