Sipas analizave ndërkombëtare dhe një konsensusi midis ekspertëve çmimet do të ulen në vitin 2022 është shprehur guvernatori i Bankës së Shqipërisë, ndërsa inflacioni do rikthehet në objektivin 3%.

“Çmimet e naftës dhe të lëndëve të tjera pritet të ulen gjatë vitit 2022 duke ulur kështu presionin mbi koston e prodhimit dhe çmimet e konsumit. Goditjet e ofertës mbeten kalimtare, ndërsa inflacioni do rikthehet në objektivin 3% të Bankës gjatë vitit të ardhshëm.”

Guvernatori u shpreh se ekziston një skenar rreziku ku çmimet do rriten përtej parashikimeve, gjë e cila do kërkojë ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë:

“Rimëkëmbja e ngadaltë e ekonomisë botërore dhe rritja e mëtejshme e çmimeve përbën rrezik të krahut të sipërm për inflacionin. Në materializimin e këtij skenari rreziku Banka do detyrohet të ndryshojë politikën e saj monetare.”

Një thirrje guvernatori e kishte edhe për qeverinë, për të ndaluar boshllëqet në Buxhet dhe të mos tolerojë në taksa, gjë e cila kërkohet edhe nga FMN:

“Banka e Shqipërisë gjykon se duhet një konsolidim fiskal për një rimëkëmbje të qëndrueshme ekonomike”.

Norma e interesit prej 0.5% do qëndrojë edhe në tremujorin e ardhshëm u shpreh guvernatori duke vazhduar politiken ekspasioniste monetare me sektorin e kredisë bankare që po zgjerohet me ritme rekord.

Top Channel