Momenti kur Rusia e SHBA thuajse nisën luftën bërthamore në 1995 (fotot)

02/11/2021 21:48

“Incidenti Norvegjez i Raketave” mbetet ndoshta i vetmi moment në histori kur një lider rus aktivizoi valixhen e tij bërthamore.

Më 25 janar 1995 bota mund të ishte zgjuar me të vërtetë në “Ditën e Gjykimit” pasi federata ruse po përgatitej të sulmonte SHBA me armë bërthamore.

Megjithse dukej se dy superfuqitë kishin lënë pas tensionet e Luftës së Ftohtë, ato përsëri e gjetën veten në humnerën e vetë-asgjësimit të mundshëm.

Thelbi i krizës nisi nga një raketë meteorologjike e Norvegjisë.

Lëshimi saj u bë nga ishulli i vogël norvegjez i Andoya por gjatë itinerarit të saj raketa kaloi mbi vendbanimin rus Spitsbergen duke shkaktuar mjaft zhurmë në Moskë.

E pajisur me instrumente shkencore për të studiuar fenomenin e dritave polare të Aurora Borealis, raketa ‘Black Brant XII’ ishte e ngjashme në masë me raketën balistike amerikane ‘Trident D-5’ që mbahet nga nëndetëset e SHBA.

Për më tepër trajektorja e saj përshtatej me atë që ministria ruse e mbrojtjes besonte se ishte mënyra më optimale e një sulm amerikan ndaj Rusisë dhe keqkuptimi mori udhen.

Pak më herët në dhjetor 1994, Norvegjia kishte raprotuar lëshimin e pritur te 28 vende, mes të cilave dhe Rusia, por nuk kishte dhënë një datë të saktë. Oslo kishte specifikuar vetëm periudhën nga 15 janari deri më 10 shkurt.

Raketa norvegjeze ‘Black Brant XII’

Pas kalimit të raketës mbi Rusi, Moska mblodhi ministrin e mbrojtjes, kreun e ushtrisë dhe liderin e atëhershëm Boris Yeltsin, secili me valixhen e tij berthamore, duke aktivizuar komandat për forcat strategjike raketore të vendit.

Ushtria supozonte se një raketë e tille mund të ishte lëshuar fillimisht për të krijuar impulse magnetike dhe shkatërruar sistemet e radarëve të vendit, që më pas do të ndiqej nga një sulm më i madh.

Gjatë disa minutave te tensionuara, liderët ndiqnin fluturimin e raketës dhe pritej të vendosnin nëse Rusia do të sulmonte SHBA në kundërpërgjigje.

“Nuk dihet shumë çfarë tha Yeltsin në ato momente, por ato mund të ishin më të rrezikshmet e të gjithë epokës barthamore”, shkruante pas disa vitesh David Hoffman i rrjetit “Washington Post”.

“Ngjarja ofron një ide të mekanizmave të alarmit ekstrem që aktivizoheshin gjatë Luftës së Ftohtë, edhe pse rivaliteti në dukje kishte marrë fund”.

Tensionet u ulën vetëm kur u bë e qartë se raketa vetëm sa kishte kaluar mbi Spitsbergen, dhe kishte rënë më pas në ujë pranë ishullit. Valixhet e çelësave bërthamorë u çaktivizuan.

Incidenti kishte vënë forcat strategjike barthamore në gatishmëri beteje, dhe lajmi mori dhenë kudo në botë. Sot ende nuk dihet nese ne te vertete ishte nje aksident apo provokim nga Perendimi.

Kur katër vjet më vonë norvegjezët lëshuan një tjetër raketë, Black Brant XII, ata njoftuan autoritetet ruse për të evituar të tjera surpriza të pakëndshme. / RussiaBeyond/

FOTO GALERI
3/3
Incidenti kishte vënë forcat strategjike barthamore në gatishmëri beteje, dhe lajmi mori dhenë kudo në botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA