“Kush s’ka emocion, s’ka pëlqim të vërtetë/ Antonia reagon pas komentit të Efit: Futu në zemrën time shikoje; Igli: Merr sytë e mi dhe shiko

02/11/2021 18:54

Dy konkurrentet e reja në “Përputhen” Efi dhe Gjevana kanë komentuar takimin e Antonias me Iglin. Bazuar në deklarimet e protagonistëve se nuk kishin emocione, Efi u shpreh se kush nuk ka emocion nuk ka pëlqim të vërtetë. Kjo gjë nuk i pëlqeu Antonias, e cila iu kundërpërgjigj “futu në zemrën time”, ndërsa Igli “shiko me sytë e mi”.

Efi: Mua më pëlqeu ishte shumë i bukur, por nuk e di pse mendoj se dy kur janë kaq të lirshëm më duket sikur nuk kanë emocion, nuk kanë një pëlqim të vërtetë. Mendoj se dy njerëz kur takohen për herë të parë kanë emocione ashtu siç unë jam futur dhe kam emocione, është e njëjta gjë.

Antonia: Ka emocione të ndryshme, kështu që vetëm po të të them futu në zemrën time shikojë.

Efi: Ky është mendimi im se as unë nuk u futa në zemrën tënde dhe të shikoja.

Igli: Edhe unë këtë dua të të them Efi që merr sytë e mi dhe shiko.

Gjevana Ndoj: Mendoj se Antonia ka bërë mjaftë takime që të mos ketë emocione. Më shumë prisja emocione nga ana e Iglit.

Antonia: I treti takim të duket mjaft?

Gjevana Ndoj: Mjaft më duket Antonia.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA