Pasditen e sotme në emisionin “Top Talk” në Top Channel është diskutuar për adhurimin politik ndaj udhëheqësve jo vetëm në Shqipëri, por kudo nëpër botë.

Për të folur për këtë temë në një lidhje skype ishin analisti Genc Burimi nga Franca, analisti Ilir Demalia nga Amerika dhe gazetari Arben Manaj nga Anglia.

Secili foli për ndikimin që udhëheqësit kanë në vendet ku ata jetojnë, ndërsa analisti Genc Burimi tha se në Shqipëri nuk ka një adhurim të prijësve më shumë se në një vend tjetër.

Arben Manaj:  Do kishte revolucion nëse do ndodhte një gjë e tillë. Është një fenomen inekzistent. Mendoj se ka disa arsye pse ndodh kjo është historike, sociale, e trashëguar, por mendoj që ka të bëjë me periudhën e komunizmit në vend, kur në atë periudhë Enver Hoxha idealizohej dhe kishte njerëz që realisht e donin dhe besonin në dashurinë dhe e adhuronin si figurë. Kemi një lloj inercie edhe në këto 30 vitet e fundit edhe pse është e paimagjinueshme që pas 30 viteve ne vazhdojmë me të tilla deklarime. Pa kaluar ky brezi ynë 50 vjeç e lart kam frikë se do vazhdojmë të përjetojmë sërish thënie dhe shfaqje të tilla që nuk i shkojnë as industrializimit, individualizmit të shoqërive post moderne.

Genc Burimi: Nuk mendoj se në Shqipëri ka një adhurim të prijësve më shumë se në një vend tjetër. Nuk besoj që sot në Shqipëri ka një shumicë që është pro Ramës, apo pro Berishës, është e pamundur. Kemi fanatikë që nga burgu i thonë Berishës dal nga burgu dhe bëj çfarë doni ju. Adhurim mund të them për Gjermaninë, shikoni Merkelin. Por kombet tona jo. Shqiptari është mercenar, hipokrit, me shekuj ka qenë me më të fortin, por nuk i ka besuar.

Ilir Demalia: Në shoqëritë që nuk janë krijuar hapësira lirie, vetëbesimi, për t’i dhënë individit fuqinë që ka individi, problemi është që në vendet lindore duke qenë vende diktatoriale, autoritariste, vetvetiu individi rrudhet dhe kërkon shpëtimin te një njeri që e kthejnë gati në zot. Si feja. Feja ka qenë shumë e fuqishme një shekull përpara, por feja është vetëm kulturë fetare ka humbur peshën e imponimit. Nuk ka një ndërgjegjësim të vetëdijes për të analizuar atë që bën udhëheqësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA