Qumështi ngarkohet me mikrobe të rrezikshme nëse fermeri nuk respekton rregullat e higjienës gjatë mjeljes.
Për të kuptuar cilësinë e qumështit fermeri njëherë në muaj duhet të bëj një test, i cili për 10 sekonda tregon nëse kemi prezencë të infeksionit.
XHELIL KOLECI, EKSPERT FAO: ” Një nga problemet kryesore që shqetëson fermerët përsa i përket sasisë dhe cilësisë së qumështit është dhe prania e mastiteve të fshehura në gjithnjë e lopës. Çfarë janë mastitet? Infeksion i gjirit të lopës. Prova më e thjeshtë për ta dallua nëse kemi ose jo mastite të fshehura është californua mastis test. Nga secili gji i lopës marrim rreth 2 ml qumësht dhe sipër hedhim këtë kit të testit dhe për 10 sekonda do ta shohim nëse qumështi do të trashet. Siç e shikoni qumështi është trashur dhe kjo na thotë se gjiri i lopës ka problem që mund të jenë mikrobe.
A duhet të konsumohet ky qumësht? Qumështi mund të konsumohet, por fermeri në këtë rast merr më pak qumësht nga lopa , ndërsa përsa i përkët cilësisë së qumështit ai ka më pak proteina. Çfarë duhet të bëjë fermeri? Menjëherë të fillojë dezifektimin e gjirit të lopës me jod.
Papastërtia në stallë mund të sjellë edhe sasi më të pakët qumështi. Nëse infeksioni rritet kjo lopë mund të prodhojë deri në 3 litra më pak qumësht, përveç kësaj ky qumësht mund të rrezikojë edhe jetën e konsumatorit.
XHELIL KOLECI, EKSPERT FAO: Nëse stalla nuk mbahet pastër ky qumësht a rrezikohet nga mikrobet? Po nëse higjiena nuk mbahet në stallë atëherë qumështi ngarkohet me e.choli, stafilokok dhe streptokok. “
Top Channel