Deklarata e fortë e Alfred Cakos: Ekonominë shqiptare e mbajnë çunat e Londrës

31/10/2021 19:07

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një deklaratë të fortë sot në “Rrethi Katror”.

Sipas tij, ekonominë shqiptare e mbajnë në këmbë djemtë që janë në Londër të Anglisë dhe jo shqiptarët që punojnë në vend.

Ai gjithashtu tha se një nga kokat e Anglisë është një shqiptar nga Fieri, duke mos e përmenduar emrin e tij.

“Ekonominë shqiptare e mbajnë çunat e Londrës. 1 mln e 700 mijë vedeta janë andej. Dërgojnë mbi 10 mijë euro në muaj dhe 14 mld euro në vit baras me GDP e vendit tonë. Çunat kanë korruptuar edhe policinë italiane edhe atë angleze. Një nga kokat e Anglisë është një djalë nga Fieri, por nuk dua të përmend emra”, tha Cako.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA