Protesta në Krujë, qytetarët kërkojnë dënimin e përgjegjësve që shkaktuan helmimin e tyre

30/10/2021 18:07

Banorët e Krujës këtë të shtunë u grumbulluan për të protestuar para bashkisë së qytetit të tyre.

Arsyeja është helmimi i disa qindra personave për shkak të ujësjellësit.  Ata kërkojnë dënimin e përgjegjësve dhe aludojnë për abuzim në ndërtimin e ujësjellësit.

Nga e diela e kaluar deri të premten në spitalin e Krujës janë paraqitur 600 persona, mes të cilëve 150 fëmijë, me simptoma helmimi. Analizat bënë përgjegjës ujin e ujësjellësit që aktualisht nuk funksionon dhe po mbahet në monitorim për një muaj.

Top Channel