
Xhamia më e bukur në botë! Xhamia e Ballies në Elbasan mori çmimin si objekti i kultit më i bukur në vitin 2025
08/03 15:08
Banorët e Krujës këtë të shtunë u grumbulluan për të protestuar para bashkisë së qytetit të tyre.
Arsyeja është helmimi i disa qindra personave për shkak të ujësjellësit. Ata kërkojnë dënimin e përgjegjësve dhe aludojnë për abuzim në ndërtimin e ujësjellësit.
Nga e diela e kaluar deri të premten në spitalin e Krujës janë paraqitur 600 persona, mes të cilëve 150 fëmijë, me simptoma helmimi. Analizat bënë përgjegjës ujin e ujësjellësit që aktualisht nuk funksionon dhe po mbahet në monitorim për një muaj.
Top Channel