Nuk pranoi të punonte për projektin e tij muzikor, Fero merr truprojën dhe kërcënon me armë menaxherin

30/10/2021 13:49

Ditën e djeshme, reperi Fero është përfshirë në një konflikt me menaxherin e Azet, Jetmir Agaj në një studio muzikore. Arsyeja e konfliktit ishte fakti që Jetmiri i tha se është i zënë me punë të tjera kur Fero i kërkoi të punonte për një projekt muzikor.

Mediat kosovare bëjnë me dije se pas kësaj, Fero ka shkuar në studion e Jetmirit bashkë me truprojën e tij dhe ka filluar të kërcënojë me armë, duke e drejtuar fillimisht drejt Jetmirit e më pas edhe ndaj menaxherit të reperit Bardhi, Emeriton Mataj.

Këtë e ka konfirmuar Jetmir Agaj në një prononcim për Telegrafin, i cili po ashtu tha se gjendet në spital duke bërë kontrolle për gjendjen shëndetësore.

“Ka ardhur në studio dhe ka filluar debatin, i kam thënë që menjëherë do ta raportoj gjithë rastin në polici, nga frika që po reagon dikush tjetër në studio, ia kanë drejtuar me revolen edhe menaxherit të reperit tjetër Bardhit, Emeriton Mataj, unë aktualisht janë në emergjencë duke bërë kontrolle”, ka thënë për Jetmir Agaj.

 

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA