Studioja e “Goca dhe Gra” dukej e frikshme këtë të shtunë nga dekorimet e “Halloween-it”.
Pasi u trembën vetë nga një mi në studio, vajzat vendosën të trembën afërmit e tyre. Fatma telefonoi vëllanë, ku trilloi historinë se ka ngecur në një taksi dhe ka nevojë urgjent për ndihmën e tij.
Fatma: O Loku ku je?
Vëllai i Fatmës: Në punë
Fatma: Ke mundësi të dalësh pak tani?
Vëllai i Fatmës: Po. Ku je ti, çfarë ke?
Fatma: Isha me një idiot, me një taksist se po vija për xhirime dhe ky po zihet me njërin në mes të rrugës
Vëllai i Fatmës: Ku je, ku je ti?
Fatma: Nuk e di, këtej afër Mëzezës, nuk e di ku jam
Vëllai i Fatmës: Më ço location (vendndodhjen)
Fatma: Jam kyçur këtu brenda, nuk dal dot
Vëllai i Fatmës: Ja se erdha…
Vëllai i moderatores dëgjohet të flasë më dikë tjerë, teksa e thërret që të shkojnë pranë saj e ta ndihmojnë, ndërsa më pas mësoi se e gjitha ishte lojë.
Top Channel