Modelja erotike ndihmon të ëmën të arratiset nga burgu duke ‘hutuar’ rojet (fotot)

30/10/2021 16:54

Një modele erotike, shumë e njohur në Instagram, mund të shpallet fajtore pasi ndihmoi në arratisjen e nënës së saj nga burgu, duke u marrë mendjen gardianëve me format e saj bombastike.

Modelja Aida Victoria Merlano është ndaluar nga policia dhe tani po përballet me drejtësinë, ndërsa kohë më parë, pozonte e zhveshur dhe e prangosur për kopertinat e revistave erotike.

Nëna e modeles, Aida Merlano Rebolledo, arriti të arratiset disa javë pasi u dënua me 15 vjet heqje lirie nga një burg në Bogota, kryeqytet i Kolumbisë.

Në vitin 2019, Aida Merlano, asokohe 38 vjeçe u zgjodh senatore e vendit, por shpejt u shkarkua nga autoritetet pasi u akuzua për manipulim të votave, korrupsion dhe armëmbajtje pa leje.

Autoritetet më pas prezantuan në gjyq pamjet e pabesueshme ku Aida Merlano shihej duke zbritur nga muri i ndërtesës me një litar të kuq, duke shokuar kalimtarët e rastësishëm.

Mes konfuzionit të krijuar, ish-politikanja, për t’u larguar hipi më pas në një motoçikletë që drejtohej nga një burrë i veshur si shpërndarës picash.

Arratisja e saj zgjati vetëm tre muaj, por në atë periudhë kohore, Aida Victoria, duke përfituar edhe nga mediatizimi i arratisjes së nënës nga burgu, vazhdoi të japë jo vetëm disa intervista për mediat, por shtoi edhe numrin e pëlqimeve në rrjetet sociale.

Modelja është shfaqur në kopertinën e një reviste, ku shihet e zhveshur me një palë pranga në duar, ndërsa diçitura poshtë fotos ishte: “Bija e kongresmenes së arratisur rrëfen mëkatet”.

Gjithsesi, një vit më parë, nëna e saj u arrestua në Venezuelë.

Kësaj jave filloi procesi gjyqësor si për Aida Victorian dhe një dentist, i cili dyshohet se ka ndihmuar për arratisjen e nënës së saj nga burgu. Ata mund të dënohen gjatë, nëse gjykata i shpall fajtorë.

 

FOTO GALERI
1/12
Një modele e njohur erotike kolumbiane në Instagram përballet me burg pasi ka ndihmuar në arratisjen e nënës së saj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA