Mikela përballet me Brunon/ Tregon arsyen pse e ftoi: Nëse do kemi një takim nuk dua…

30/10/2021 21:22

Mikela ka ftuar në një përballje në “Për’puthen Prime” Brunon. Ajo tregoi se e ka kërkuar këtë përballje në mënyrë që nëse do ketë një takim mes tyre, këtë javë që vjen, ai të mos jetë sqarues, sikurse ndodh shpesh.

Pjesë nga përballja:

Mikela: Të ftova se nëse do kemi një takim, nuk dua të jetë takim sqarues. Shumë gjeste të tuat më kanë stepur disi dhe më kanë bërë të rri edhe larg teje. Kam parë edhe që pëlqime ke pas diku tjetër dhe skam dashur të ndërhyj. Unë kam pasur disa pëlqime këtu dhe e kam shprehur, se te meshkuj të ndryshëm kam parë gjëra të ndryshme. Kam qenë xheloze se vëmendja jote duke qenë se ka nisur me mua këtë rrugëtim, nuk ka qenë tek mua. Ti ke qenë i vetmi që ke nxjerrë ofendime për mua këtu.

Bruno: Që në filmim jam stepur nga ty, se doja të thoja Mikela me mua nuk ke pasur atë lloj afrimiteti dhe me takimin e parë që ke pasur me dikë tjetër je dukur më e afruar, më intimitet që për mua është shumë i rëndësishëm në një marrëdhënie. Ke bërë disa veprime që mua më kanë shtyrë që edhe unë të të kthehem në të njëjtën monedhë.

Mikela: Dua të di unë ku jam dhe ti ku je për të parë se di do vijojmë.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA