Ekspertët e qendrës FOL folën të premten për korrupsionin në institucione dhe për ecurinë e hetimeve në dy prokurori, atë të Tiranës dhe në SPAK.

Ardita Kolmarku: Shikoj që numri më i lartë i procedimeve është proceduar në muajin korrik, në fakt jo pa hezitim lidhet me raste të bujshme të operacioneve apo dhe në rastet e goditjeve të gjyqtarëve.

Monitorimi i qendrës FOL u shtri në një afat një vjecar.

Ardita Kolmarku: Shikojmë që SPAK po luan një rol të rëndësishëm në rikthimin e besimit të qytetarëve që tashmë e kishin humbur tek drejtësia. Por mbetet për tu analizuar vijueshmëria e këtyre veprave penale për krimet zgjedhore. Shikojmë që SPAK ka shpallur moskompetencën për raste të rëndësishme siç është çështja e patronazhistëve.

Mes 41 veprave penale, qendra FOL monitoroi rreth 600 çështje të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe abuzimit me tenderat.

Ardita Kolmarku: Vendin e parë e mban agjensia shtetërore e Kadastrës dhe drejtoritë rajonale për tu pasuar nga drejtësia dhe mjekët.

Anila Hoxha: Ka patur raste kur qytetarët kanë denoncuar edhe për shërbime të caktuara por më pas prokuroria vëren se fakti penal nuk ekziston se nuk ka vepër penale, ndaj dhe çështja mbyllet. Kjo gjë vërehet jo vetëm në fushën e korrupsionit por edhe të narkotikëve.

Top Channel