Ritvana ka reaguar pas akuzave të Edit dhe Adës, se ishte ajo që nxori foton ku ata shiheshin në shoqërinë e njeri-tjetrit duke drekuar në një restorant.
Ritvana ka sqaruar se ka qenë në të njëjtin restorant ku ishin edhe ata, madje janë përshëndetur, por asesi nuk do kishte bërë dhe nxjerrë në foto të tyre. Ajo tha se Edi akuzon një shoqen e saj që ka nxjerrë foton.
“Edi ka akuzuar shoqet e mua se unë kam qenë e ulur me shpinë dhe skam pas fare. Ajo foto duket shumë qartë se është këndi dhe foto duket që është kapur aq larg nga këndi ku ne ishim. Por me aq sa i njoh unë ato nuk e bëjnë asgjë me dijeninë time. Edi e ka problemin me shoqen time, se kur dolëm nga lokali u takuam edhe ajo nuk i dha as dorën. Ata kanë ardhur në një orar që ka qenë plot me njerëz. Ada tha që e njeh pronarin e restorantit dhe i thash që jam shumë e hapur që të hapin kamerat”, tha Ritvana.
Top Channel