Pak ditë pasi u bë pjesë e emisionit, Erjoni zhvilloi takimin e parë me Antonian, ku nuk munguan bisedat për jetën personale.
Erjoni tregoi një zhgënjim të madh që ka përjetuar në dashuri, kur është tradhtuar nga ish-partnerja:
“Kur thyhet zemra njëherë, është si gota, e pamundur të ngjitet prapë. Ndodhi e keqja që besova dhe dashurova njeriun e gabuar”, rrëfeu ai.
Ndërsa Antonia foli për vështirësitë e të jetuarit vetëm në Shqipëri, pasi prindërit i ka në Itali dhe Gjermani.
“E shikoj jashtë të ardhmen time, sepse atje kam prindërit. Nuk ka qenë dëshira ime, por kështu erdhën rrethanat”.
Teksa qëndronin pranë njëri-tjetrit në natyrë, Erjoni i shprehu pëlqimin Antonias:
“Unë nuk heq dorë, ti je një nga qëllimet pse kam hyrë në emision”!
Top Channel