Aktori Alec Baldwin është shfaqur tepër i mërzitur ndërsa është fotografuar me familjen e tij në New Englan, një javë pasi aksidentalisht vrau kineasten Halyna Hutchin gjatë xhirimeve të filmit të ri.
Baldwin është shfaqur me fëmijët e tij dhe gruan në një qytet të vogël në verilindje fundjavën që lamë pas.
Aktori 63-vjeçar shihet në tension dhe i mërzitur ndërsa porosit ushqim për familjen e tij.
Ai ka qenë bashkëpunues me policinë e Santa Fe-së në New Meksiko, derisa hetimet për këtë janë duke vazhduar.
Baldwin ishte duke xhiruar në filmin Rust ku ai aksidentalisht vrau 42-vjeçaren.
Në armën që ai përdori kishte një fishek të vërtetë, ndërsa policia ende nuk e di shkakun e kësaj tragjedie.
Sherifi, Adam Mendoza tha të mërkurën që askush nuk do të përjashtohet nga akuzat kriminale.
Top Channel