Lirohen 180 ushtarët e marrë peng nga fermerët e kokainës në Kolumbi (fotot)

29/10/2021 20:00

Fermerët e kokas në Kolumbi kanë liruar sot 180 ushtarë që kishin marrë peng gjatë një operacioni te qeverisë kundër plantacioneve të bimës së kokainës javës që shkoi.

Presidenti kolumbian Ivan Duque kishte bërë lutje për lirimin e tyre, pasi ushtarët e rinj ishin marrë peng teksa shkatërronin plantacionet e bimës nga e cila prodhohet kokaina.

Fermerët protestojnë kundër qeverisë pasi ajo nuk ka realizuar premtimin e zëvendësimit të plantacioneve të kokas me kultura të ligjshme.

Gjenerali Omar Sepulveda u tha gazetarëve se gjashtë skuadrat e ushtarëve nën komandën e tij u morën peng pranë qytezës Tibu nga fermerët që kundërstonin shkatërrimin e plantacioneve ilegale.

Megjithse të shumtë në numër, ushtarët ishin rrethuar nga qindra fermerë te armatosur të cilët fitojnë jetesën e tyre me kultivimin e kokas.

Por dje rritësit e kokas vendosën bashkarisht të tërhiqen dhe të mos pengojnë punën e autoriteteve, tha zyra e avokatit të popullit, që ka vepruar si ndërmjetësuese për situatën.

“Situata merr fund këtu me marrëveshjen e përbashkët të fermerëve”, tha një përfaqësues i tyre.

Në pamjet e rrjetit AFP, shiheshin grupet e ushtarëve me armët e tyre në duar, të mbledhur pranë njëri-tjetrit, teksa fshatarët i ruanin.

Fshatarët thanë se me profesionalizmin e ushtarëve u evitua konfrontimi.

Por presidenti i vendit tha se këto veprime nuk mund të vijojnë dhe rasti do të trajtohet si pengmarrje.

FOTO GALERI
2/9
Fermerët protestojnë kundër qeverisë pasi ajo nuk ka realizuar premtimin e zëvendësimit të plantacioneve të kokas me kultura të ligjshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA