Mediat perëndimore dënonin sot një dekret të udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un i cili sipas tyre, me rastin e krizës së urisë, u rekomandonte qytetarëve të ushqehen edhe me kafshë ornamentale si mjellmat e zeza.
Por megjithse dikur shpendët ishin me të vërtetë të çmuar për vlerën zbukuruese, tashmë ato po kultivohen në rang industrial në fermën e Kwangpho, thonë mediat vendase.
Për të inkurajuar urdhrin, partia e diktatorit në pushtet thoshte se mishi i zogut është shumë i shijshëm, madje lufton edhe kancerin.
Prej verës vendi raportohet se ka deklaruar emergjencën e ushqimit dhe udhëheqësi tiran ka nxitur punonjësit të gjejnë zgjidhje.
Një nga agjencitë shtetërore të lajmeve tha kësaj jave: “Mishi i mjellmës së zezë është shkëlqyeshëm dhe ka vlera medicinale”.
Ata shtonin se tashmë shpendi po prodhohet në masë industriale dhe do të kontribuojë në përmirësimin e mirëqenies së njerëzve.
Propaganda shtetërore shtonte se mishi ka proteina si dhe se përmban substanca të rralla shëndetësore si imunoglobulina, acisi linoleik dhe përbërës të tjerë me cilësi anti-kancer.
Zhvillimi vjen teksa Kim Jong Un pranoi publikisht kësaj vere se Korea e Veriut ka mangësi ushqimi, për të cilët ekspertët kishin paralajmëruar se ndodhte prej vitesh.
Edhe e përditshmja koreano-veriore Rodong Sinmun shkruante së fundmi se mishi i mjellmës së zezë ka “shije të mirë mishi dhe vlera medicinale”.
Miliona njerëz nuk po marrin furnizime të mjaftueshme ushqimore në shtetin komunist.
Inteligjenca e Koresë së Jugut thotë se në veri zyrtarët kanë urdhëruar mbledhjen e çdo kokrre grurë.
Ndihma humanitare duket se po arrijnë atje nga Kina, por përsëri Peniani është i goditur rëndë nga sanksionet amerikane për programin e tij raketor.
Top Channel