Trazira në Belfast pas sulmit me thikë, akte dhune ksenofobike përfshijnë edhe qytete të tjera të Britanisë Mediat perëndimore dënonin sot një dekret të udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un i cili sipas tyre, me rastin e krizës së urisë, u rekomandonte qytetarëve të ushqehen edhe me kafshë ornamentale si mjellmat e zeza.
Por megjithse dikur shpendët ishin me të vërtetë të çmuar për vlerën zbukuruese, tashmë ato po kultivohen në rang industrial në fermën e Kwangpho, thonë mediat vendase.
Për të inkurajuar urdhrin, partia e diktatorit në pushtet thoshte se mishi i zogut është shumë i shijshëm, madje lufton edhe kancerin.
Prej verës vendi raportohet se ka deklaruar emergjencën e ushqimit dhe udhëheqësi tiran ka nxitur punonjësit të gjejnë zgjidhje.
Një nga agjencitë shtetërore të lajmeve tha kësaj jave: “Mishi i mjellmës së zezë është shkëlqyeshëm dhe ka vlera medicinale”.
Ata shtonin se tashmë shpendi po prodhohet në masë industriale dhe do të kontribuojë në përmirësimin e mirëqenies së njerëzve.
Propaganda shtetërore shtonte se mishi ka proteina si dhe se përmban substanca të rralla shëndetësore si imunoglobulina, acisi linoleik dhe përbërës të tjerë me cilësi anti-kancer.
Zhvillimi vjen teksa Kim Jong Un pranoi publikisht kësaj vere se Korea e Veriut ka mangësi ushqimi, për të cilët ekspertët kishin paralajmëruar se ndodhte prej vitesh.
Edhe e përditshmja koreano-veriore Rodong Sinmun shkruante së fundmi se mishi i mjellmës së zezë ka “shije të mirë mishi dhe vlera medicinale”.
Miliona njerëz nuk po marrin furnizime të mjaftueshme ushqimore në shtetin komunist.
Inteligjenca e Koresë së Jugut thotë se në veri zyrtarët kanë urdhëruar mbledhjen e çdo kokrre grurë.
Ndihma humanitare duket se po arrijnë atje nga Kina, por përsëri Peniani është i goditur rëndë nga sanksionet amerikane për programin e tij raketor.
Top Channel