Nevina Shtylla ishte e ftuar në “Ftesës në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli rreth rubrikës “Shoku Ynë Tili” dhe zbuloi për herë të parë detaje nga jeta personale.

E pyetur nga Bieta për jetën personale, moderatorja pohoi duke qeshur se çdo gjë shkon mirë.

Më tej ajo sqaroi arsyen pse ka vendosur ta mbajë lidhjen private, duke theksuar se vajzat e ekranit paragjykohen gjithnjë.

“Unë kisha postuar një foto me vëllanë dhe asnjë nuk e kuptonte që ishte vëllai im dhe dolën një mijë teori të tipit ‘laci që të mban me lekë’, ndërkohë që atje shkruhej mbiemri “Shtylla” për të dy”, u shpreh Nevina.

Ndër të tjera moderatorja kujtoi edhe refuzimin e parë që mori në televizion.

“Ka qenë për Portokalli shumë vite më parë, në kohën kur prezantuese ka qenë Amarda. Menjëherë pasi përfundova “Miss Shqipëria” më kërkuan që të takohesha dhe ndaj them që s’ ishte as audicion se unë isha e papërgatitur, pa eksperiencë e s’ dija nëse televizioni ishte gjëja që doja”, u shpreh ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA