Numri i të vdekurve nga COVID në vendin tonë që prej fillimit të pandemisë ka prekur shifrën 2,909.

Nga 3973 testime të kryera  kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 467 qytetarë.  219 janë në Tiranë, 29 në Fier, 23 në Vlorë, 16 në Lezhë, 15 në Elbasan, 14 në Lushnje, 13 në Durrës, Kamëz, 12 në Shkodër, 11 Sarandë, Gjirokastër, 9 në Korçë, 7 në Berat, 5 në Kurbin, Kukës, Himarë, Përmet, 4 në Krujë, Kuçovë, Peqin , Gramsh, 3 në Rroskovec, Konispol, Tepelenë, Maliq, 2 në Vau i Dejës, Vorë, Divjakë, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Pogradec, Skrapar, 1 në Pukë, Dibër, Mat, Patos, Mallakastër, Libohovë, Dropull, Memaliaj, Devoll, Dimal, Poliçan.

Janë 7,561 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit janë 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: dy qytetarë nga Lushnja 65 dhe 76 vjeç, një qytetare 66 vjeç nga Kuçova, një qytetar nga Korça 71 vjeç, një qytetare nga Laçi 79 vjeç, dy qyetetarë nga Tirana 77 dhe 89 vjeç.

Janë shëruar 427 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 173,870 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të pandemisë janë kryer 1,301,207 testime në total, ku kanë rezultuar 184,340 raste pozitive.

Kryeqyteti mban vendin e parë për numrin më të lartë të rasteve aktive me COVID, 3,871, pasohet nga Fieri me 892 raste dhe Durrësi 664.

Statistika (29 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 467
Të shëruar në 24 orë 427
Të shtruar në spitale 159
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3,973

Testime totale 1,301,207
Raste pozitive 184,340
Raste të shëruara 173,870
Raste Aktive 7,561
Humbje jete 2,909

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,871
Fier 892
Durrës 664
Shkodër 489
Elbasan 320
Vlorë 300
Gjirokastër 246
Lezhë 200
Berat 192
Korçë 176
Kukës 134
Dibër 77

Top Channel